12
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka shprehur ngushëllime dhe solidarizim me popullin turk pas fatkeqësisë me humbjen e jetëve të 76 personave pas zjarrit shkatërrues në restortin e skive.
“Ngushëllime të sinqerta për tragjedinë në Turqi.
Me pikëllim të madh mora lajmin për zjarrin shkatërrues që përfshiu hotelin “Grand Kartal” në resortin e skive në Kartalkaya, Turqi, ku fatkeqësisht humbën jetën 76 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Në këto momente të vështira, bashkohem me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tim të thellë me popullin turk.
Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit dhe ngushëllimet më të sinqerta për ata që humbën të dashurit e tyre. Zemrat tona janë me Turqinë në këto momente zie” – ka shkruar Ali Ahmeti.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com