Vendimi i “Etikës” vjen në lidhje me ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Hoti dhe Doda, të cilët ishin mes deputetëve të paktë që ndodheshin brenda sallës ku u zhvillua seanca plenare, krijuan incidente.
Deputetja Hoti derdhi mbi karriget dhe tavolinën një shishe me lëng që u dyshua benzinë, por që Hoti hodhi poshtë pretendimet, duke u shprehur se ishte thjeshtë aromatizues.
Veprimi i saj shkaktoi edhe ndërprerjen për 10 minuta të seancës nga kryetarja Elisa Spiropali, pasi disa deputetë u ankuan për aromën e rëndë.
Ndërkohë, deputeti Dodaj ishte ai që në nisje të seancës mblodhi disa karrige para foltores së Kuvendit, dhe më pas tentoi disa herë të ndalonte punimet e Kuvendit.
Ai pati edhe një debat me anëtarë të Gardës, duke u shprehur se një prej kolegëve të Gardës e kishte kërcënuar me jetë.