Besiktasi ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Çaykur Rizespor në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit turk.
Golin e vetëm në këtë takim për Besiktas e shënoi ylli shqiptar Ernest Muçi, i cili realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Për paraqitjen e tij fantastike dhe golin e shënuar, Muçi u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascore.
Përveç golit të shënuar, reprezentuesi shqiptar pati edhe 21 pasime të kompletuara, dy driblime të suksesshme dhe shtatë duele të fituara.
Ky ishte goli i katërt i Muçit në këtë edicion të garave pas 13 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe një asistim.
23-vjeçari do ta ketë mundësinë që t’i përmirësojë edhe më shumë shifrat e tij, kur Besiktasi do të përballet ndaj Sivassporit të Rey Manajt në kuadër të Kupës së Turqisë.