Nën dominimin e shtypjes së lartë atmosferike java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit.
Sipas njoftimit, të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të jenë në ngritje deri në 14°C, përshkuar me mjegulla të dendura në viset e rrafshëta orëve të para të ditës dhe minimalet prej 0°C – 4°C.
Të mërkurën pasdite me rënien e presionit atmosferik, moti i ndryshueshëm do të përcillet me erëra të fuqishme jugore, rrebeshe shiu të cilat me kthimin e erës në drejtimin verior do të kthehen në reshje bore orët e para të së enjtes.
Dita e premte do të karakterizohet me reshje shiu të cilat vende vende do të jenë të intenzitetit të shtuar dhe erëra të furishme jugore nga 15 – 25m/s, të cilat mund të vështirësojnë veprimtaritë normale të qytetarëve.
Ditët e vikendit dhe fillimi i javës së ardhshme me acar tipik dimëror dhe temperatura të ulëta nën mesataret e periudhës.