“Ne mbështesim thelbësisht planin e paqes të propozuar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Por jam i bindur se një kusht i domosdoshëm për suksesin e nismave të paqes në Ukrainë është pjesëmarrja e të dyja palëve Rusisë dhe Ukrainës në negociata. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë përsëri një tryezë për negociatat, të cilat janë zhvilluar më parë në Stamboll”, tha ai. Videomesazhi u publikua nga administrata e liderit turk.

“Unë jam i mendimit se diplomacisë dhe dialogut duhet t’i jepet një shans për t’i dhënë fund luftës duke arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Unë besoj se është e nevojshme të fillojmë përpjekjet e përbashkëta për të përcaktuar së paku parametrat e përgjithshëm të paqes”, shtoi Erdogan.