GJKKO ka marrë vendimin që të lërë në izolim 41 Biss Sokol Mjacajn. Ky i fundit kishte bërë kërkesë që të dilte nga izolimi ekstrem. Mjacaj akuzohet se vrau në qeli Arben Lleshin.
Mjaçaj qëlloi për vdekje me armë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.
Më herët Mjacaj ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve në Dukagjin.
“REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT
Kërkuesi Sokol Mjaçaj me datë 23.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë 30.01.2025, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj”.
Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit. Tiranë, më datë 30.01.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJJKO.