©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Pak momente më parë një pjesëtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka bëre vetëvrasje në shtëpinë e saj në Gjilan.
Burime të IndeksOnline-t bëjnë të ditur se viktima është Lumnije Borovci, rreth 46-vjeçare.
Ndërsa, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, ka bëre të ditur Hashani për IndeksOnline.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com