Partizani B i Renaldo Kalarit vijon përpjekjet për të plotësuar skuadrën që do të marrë pjesë në këtë sezon në Kategorinë e Tretë. Synimi i të kuqve do të jetë ngjitja menjëherë në të Dytën dhe rritja e sa më shumë talenteve në shërbim të ekipit të parë.
Partizani.
Përveç të rinjve që kanë nga ekipet “zinxhir”, Panorama Sport mëson se të kuqtë do ta shndërrojnë ekipin e dytë edhe si punishte për lojtarët e rinj të ardhur nga merkatoja, kryesisht nga Afrika. Mësohet se së fundmi kanë zbarkuar edhe katër afrikanë të tjerë, pas tre senegalezëve, të cilët mbërritën gjatë merkatos.
Emrat e tyre janë mbajtur “sekret” nga klubi për shkak se lista e ekipit B nuk është qartësuar ende dhe mbetet ekip në zhvillim e sipër. Një lëvizje e tillë duket se do shërbejë për të ardhmen ku në Superiore nuk do të ketë limit për lojtarët e huaj që aktivizohen