©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Ekipin mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, ka publikuar një shpallje për të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë praktikë.
Lirim Grejçefci, pjesë e ekipit të Thaçit, ka ftuar studentët ose të diplomuarit nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora që të aplikojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar detaje se si mund të bëhet aplikimi.
“Ftesë për aplikim për praktikantë në Ekipin Mbrojtës të Presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Studentët ose të diplomuarit nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora janë të mirëpritur që të aplikojnë. Më shumë informata mund të gjeni në shpalljen e mëposhtme”, ka shkruar Greiçevci.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com