Kryeministri Edi Rama jo rrallë herë ta tërhequr vëmendjen e publikut ndërkombëtar, si me deklaratat që bën por edhe nga aspekte të tjera si sjellja apo veshja jo konvencionale.
Këtë herë, një deklaratë e tij për organizatën ndërkombëtare BRICS, ka shkaktuar reagime të shumta.
Rama është pyetur se sa mundësi ka që edhe Shqipëria t’i bashkohet BRICS një ditë, dhe përgjigja e tij ka qenë e prerë, madje duke e quajtur tregun e përbashkët të shteteve që konsiderohen si “anti-perëndim”, si një “shaka”.
“Së pari, BRICS është një shaka. Së dyti, historia na ka mësuar në rrugën e vështirë se ka vetëm një vend ku mund të mbështetemi.
Kjo është Europa, Bashkimi Evropian. Ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Procesi i integrimit është një udhëtim i rëndësishëm me një qëllim të madh.
Nuk ka alternativë për këtë rrugë. Nuk ka tundim për të kërkuar diku tjetër sepse ne kemi qenë diku tjetër dhe e dimë se si është atje”, tha Rama.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendje të madhe dhe reagime të shumta, madje edhe nga një faqe e BRICS që shpërndan lajme rreth kësaj organizate.
BRICS, fillimisht i përbërë nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, është zgjeruar duke përfshirë Afrikën e Jugut, Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Deklarata e Ramës, padyshim që ka ngjallur shumë pakënaqësi te mbështetësit e BRICS, por edhe pro-rusët që “gëlojnë” në Twitter (X).
You May Like