Politika që ndoqi presidenti Ibrahim Rugova dhe presidenti Hashim Thaçi është ajo rrugë që Edi Rama e do për Kosovën. Në një intervistë për Gazetën Nacionale, Rama foli për shumë çështje: Draftin e Asociacionit, kryeministrin Albin Kurti, humbjen e shansit të Kosovës për në Këshillin e Evropës dhe të tjera…
Për fotografinë, e cila u bë virale, ku shihej sesi kryeministri shqiptar Edi Rama nuk lëviz nga vendi për ta përshëndetur kryeministrin Albin Kurti, Rama tregon se me Kurtin ishin takuar paraprakisht.
“Shkëputet dhe del nga realiteti dhe merr kuptime disproporcionale. Ishte një situatë ku njerëzit lëviznin, hynin dhe dilnin, edhe nuk kishte tjetër kuptim. Ju jeni mjeshtra të interpretimit të simbolikave apo situatave të rastësishme, sipas leximit apo dëshirës që keni për t’ju lexu. Merret një gjysmë e vërtetë, kjo është tragjedia e kohës. Paraqitet si e vërtetë dhe pastaj gazetarët paraqiten para teje dhe thonë ç’ke për të thënë për këtë?”, tha Rama.
Lidhur me Samitin në Kotor, kryeministri Edi Rama përmbledhi kështu përmbajtjen e tij:
“Na jep mundësinë që ne të mund të hyjmë në BE përmes zonave të caktuara të sistemit të BE-së dhe të marrim ato përfitime që ndryshe do i mernim kur bëhemi anëtar të BE-së.
Sot kur po flasim të gjithë shqiptarët që janë në vendet e BE, kur cojnë para në Shqipëri apo në Kosovë, kanë një kosto shumë të lartë nëse do të trasnferonin paratë që do të conin nga Franca në Zvicër apo nga Suedia në Zvicër.
Një nga gjërat që ndodhin, kemi bërë goxha punë për këtë, është se nuk do ketë më barrë ekstra për shqiptarët e Shqipërisë që trasnferojnë para nga Franca, Gjermania, Italia apo nga ndonjë vend tjetër.
Kemi një sërë pikash kufitare si rajon me vendet e BE-së, do të jetë i njëjti regjim si mes vendeve të BE-së, plus përkundër reformave që kemi marrë përsispër që kanë të bëjnë me anëtarësimin. Janë edhe 6 miliardë dhe do të ndahen pavarësisht se cka bën ti. Do jepen vetëm në bazë të performancës.
“E mira e këtij plani, është se gjithkush do të bëj punën e vet. Kush ka probleme me tjetrin nuk do të përfitojë nga plani”, tha Rama.
Letra e Scholz, Macron & Meloni për Qeverinë Kurti Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese është Drafti Evropian, kryeministri shqiptar Edi Rama e komenton kështu:
“Unë nuk mund të flas me sikur, autoritetet e Kosovës janë autoritete që mund të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme.
Nuk më takon mua të bëj komentatorin apo analistin e gjërave që ndodhin në Kosovë.
Por unë di një gjë edhe me koston që ushtria online e Kosovës më sulmon si tradhtar dhe nuk më intereson se po të ishin të gjithë tradhtar si puna ime, sot Koosva do të ishte në Këshillin e Evropës.
Gjëja që unë besoj, është se strategjinë e negociatave me Serbinë do ta kisha zgjedhë ndryshe.
Kosova nuk e ka me Serbinë dialogun. Këtë ua kam thënë të gjithë udhëheqësve tuaj. Kosova e ka dialogun me BE-në. Kosova nuk e ka objektivë të integrohet në BE, Kosova e ka objektiv të bashkohet me BE dhe të bëhet anëtar i familjes së Perëndimit duke pasë parasysh që Lindja është Rusia.
Çka duhet të bëj Kosova, duhet të bëj pjesën e vet nga A deri në Zh, pa pyet fare se cka duhet të bëj Serbia, ajo që i kërkohet Kosovës është në të mirën e Kosovës.
Kosova e ka fitu luftë, e ka ni luftë tjetër tani, e ka luftën për të konfirmuar subjektivitein e vet ndërkombëtar.
Dhe, atëherë dihet kush janë detyrimet. Unë nëse do të isha përcaktuar strategjinë dhe taktikën e negociatave do të kisha përmbushur gjithë pjesën që më takon dhe do thosha ne e bëmë tonën.
Shko tani merruni me ata tjerët atje.
Duke e bërë të kundërtën, Kosova e ka lidhur fatin e vetë me Serbinë, kjo mund të jetë taktikë e mirë për elektoratin brenda, por nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk është produktive”, tha kryeministri Edi Rama.
Draft Statuti i Edi Ramës për Asociacionin Në Kosovë, ekziston frika se ju keni krijuar një Republikë Srpska, thotë kryeministrit Edi Rama.
“Tani shiko, mund të flasim në hava sa të duam dhe e folura në hava përgjithësisht është ushqim i mirë për nacionalizimin, por e vërteta është se draft statuti që në një masë shumë të madhe në përmbajtje është dokumenti që unë kam çuar ka qenë një nga bazat dhe po te ishte pranuar atëherë nga së paku Prishtina, nuk do të kishte pasur ndryshime që janë shtuar më pas.
Kjo gjë, nuk është problemi se i ndodhë vetëm Kosovës, kjo ka ndodhur në gjithë historinë.
Raportet e paqes midis të vegjëlëve dhe të mëdhenjve, sa më shumë që kujton që e bën të voglin të këmbëngulë duke thënë jo, jo, jo, aq më shumë i madhi do të të detyrojë ty të pranosh më shumë.
E kam fjalën për konstelacionin ndërkombëtar, që janë BE dhe ShBA”, thotë Rama.
Ai thotë se interpretimet e Draftit të Asociacionit nga ai, si ‘Republikë Srpska – është mit’.
“Kur të arritë të më bindë dikush se pse Kosova duhet të shohë se cka bën Serbia, në aspektin që ta bëjnë ata këtë, ne bëjmë këtë, kur të më bindin, unë mendoj që kjo është gabim në start.
Kosova nuk ka arsye ta lidhë fatin e vet me Serbinë.
I bën dhe nuk merret me Serbinë fare, e bëj këtë, këtë, këtë.
Të gjitha ato për hir të së vërtetës janë të lidhura me Kosovën në aspektin e një shteti demokratik, në kuptimin e afrimit dhe integrimit në BE.
Nëse ata thonë se nëse ti duhet të bëhesh anëtar i joni, ti bën një, dy tre, katër pesë.
Këto Republika Srpska, janë mite elektorale, nuk kanë lidhje me realitetin”, thotë Rama.
Rama: Rugova dhe UÇK ishin si dy kokat e shqiponjës Kryeministri Edi Rama, thotë se presidentët Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, udhëhoqën politikën më të mençur për Kosovën.
“Ibrahim Rugova, sa më shumë që kalon koha, aq më dhumë duket më i madh dhe i bën të duken me të vogël ata që janë pjesë e kësaj historie.
Ka qenë gjenial në këtë pikë dhe gjatë gjithë kohës e ka ekspozu Serbinë totalisht sepse ka dalë nga piktura, nuk është futë në pikturë por ka dalë në pikturë dhe derisa në fund fare, por edhe Hashim Thaçi more, kur njëri ishte president tjetri kryeministër, ishte diplomacia më e mençur e Kosovës.
Ishte diplomacia më e pakontaminuar që nuk bënin këtë more ca janë këta amerikanët etjerë etjerë. Në atë periudhë Kosova shihej me admirim sepse ishte viktima që ulej në tavolinë dhe nuk kërkonte asnjë lloj revanshi vetëm kërkonte të shkëputej nga të gjitha lidhjet me Serbinë.
Sot vetë fakti, që në perceptim Kosova është bërë ana tjetër e sherrit”, thotë Rama.
Rama: Rugova dhe UÇK – si dy kokat e shqiponjës Ai thotë se politika që udhëhoqi presidenti Rugova dhe rebelizmi i UÇK-së, janë si dy kokat e shqiponjës – të pandashme.
“Unë duke qenë jo ky që jam sot, por shumë më i papërgatitur për të bërë gjykime të kësaj natyre, më dukej shumë i tërhequr në kuptimin dhe për këtë arsye, kam qenë shumë më simpatizant i flaktë i UÇK-së, por me kohën kam kuptuar që pa Rugovën nuk do të kishte UÇK më pas.
UÇK ishte proces i përshkallëzimit nga një shtrat që u hap nga Rugova, ishte brezi i ri që donte zjarr dhe më pas ajo që thash është që këto të dyja, u bënë si dy rugovizmi po themi dhe UÇK dhe gjithë ajo që rodhi nga UCK u bënë si dy kokat e shqiponjës.
Rugova ka qenë vizionar, vizionarët nuk hynë shumë në detaje”, thotë Rama.
A e humbi Kosova trenin për KiE? “Unë respekotj faktin që Kosovën nuk e qeveris Shqipëria, por e qeverisë Kurti, është domosdoshmëri me e respektu”, përgjigjet kryeministri Edi Rama, kur pyetet nga gazetari Berat Buzhala lidhur me anëtarsimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Unë nuk kam pasë ndonjëherë ambicie të mirrem me parti politike në Kosovë, as t’i tregoj Kosovës që babën e keni këtu në Tiranë.
Unë thjeshtë jam mundu t’i tregoj Kosovës sic e shohim më të mirën nga Shqipëria. Ne nuk jemi palë në Kosovë”, thotë ai.
Rama: Ditën kur Albini prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, hëngrëm shpageta bashkë
Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut.
“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vetë. I vetim që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti.
Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri.
Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se cka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe cka nuk bën.
Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë shpageta me mu. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët.
Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël.
Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke cka i bën”, thotë Rama.
Në një pjesë të intervistës, kryeministri Edi Rama, foli edhe për kërcënimet e Aleksandër Vulinit dhe përsërit atë që e thotë në vazhdimësi:
“Njeriu pasi mbush 40 vjec, mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nuk është çështje je i bukur apo nuk je i bukur dhe në rastin e një çehre si ajo e atij, përgjigja më e mirë është fytyra e vetë”, thotë ai.
Sa i përket vizitës në Shqipëri, thotë se turi i tij i vizitave në diasporë, do të vazhdojë edhe në vende të tjera.
“Kishim kohë që kishim vendosë të bënim një tur në diasporë. Pastaj, para ca muajsh vendosëm ta fillojmë në Greqi, do të jemi në Itali, në Londër dhe në Gjermani.
Natyrisht që do ta fillojmë nga Greqia, pa diskutim sepse është ajo pjesë e shqiptarëve sot, që meriton të jetë e para të vizitohet sepse ka kaluar edhe kaloarin më të egër, apo jo”, thotë Rama. /Nacionale/