Historia që vjen nga Rumania dhe që përfshin Dinamon e Bukureshtit është e pabesueshme. Klubi bleu Edgar Lé në shkurt, për të forcuar skuadrën për të arritur qëllimin e mbijetesës.
Brenda skuadrës janë shfaqur shumë dyshime për lojtarin ngase dyshohet se Edgar Le është zëvendësuar me vëllain e tij binjak Edelino.
Edgar Lé nuk fliste shumë mirë anglisht dhe komunikonte vetëm në portugalisht , gjuhën e tij amtare.
Ky ishte dyshimi i parë serioz në këtë rast. Kur lojtari nuk pranoi të tregonte lejen e drejtimit me kërkesë të vetë skuadrës, dyshimet ishte thuajse të bazuara.
Për momentin rasti është duke u hetuar përmes ekzaminimit të ADN-së .
Nëse do të konstatohej shkëmbimi i personave, Dinamo e Bukureshtit rrezikonte të humbiste tetë pikët e fituara në pesë ndeshjet në të cilat doli në fushë Edgar lé ose, në këtë pikë, vëllai i tij binjak Edelino