33
Shënimi i 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës mund të konsiderohet më i dobëti i organizuar ndonjëherë nga institucionet e Republikës së Kosovës, si Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, që drejtohen nga Osmani, Kurti e Konjufca.
Asnjë mysafir special nuk ka zbritur në Republikën e Kosovës në këtë përvjetor historik, që për shkak të politikave të njëanshme dhe të pakoordinuara nga treshja Kurti – Osmani – Konjufca, ka sjellur sanksionet politike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Dita e sotme e presidentes Osmani, kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca ka kaluar pa ndonjë veçanti dhe as organizimet e tyre nuk kanë qenë ashtu siç e meriton kjo ditë.
Në mungesë të të ftuarve specialë, të ndonjë personaliteti që ka kontribuar në çështjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Osmani, Kurti dhe Konjufca kanë mbajtur fjalime në çdo organizim.
Në fjalimet e tyre të mërzitshme, nuk munguan as nderimet e vazhdueshme për njëri-tjetrin, “e nderuar znj. Osmani”, “i nderuar z. Kurti” apo “i nderuar z. Konjufca”.
Në fjalimet e saj, presidentja Osmani nderonte Kurtin e Konjufcën, ndërkaq në fjalimin e tij, kryeministri Kurti nderonte Osmanin e Konjufcën. E krejt në fund, Konjufca i nderonte ata të dy. /Demokracia.com/