34
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar masakrën e parë që policia e shtetit të Serbisë kreu në fshatrat Likoshan dhe Qirez, ku mbetën të vrarë katër djemtë e Sheremet Sejdiut nga fshati Qirez i Skenderajt.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo ishte masakra e parë mes shumë të tjerash që do t’i kryente Serbia mbi shqiptarët në Kosovë, nga shkurti i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999.Kryeministri thotë se e “kaluara duhet përballuar dhe përkujtuar me dinjitet dhe krenari, siç ka bërë baci Sheremet Sejdiu që nga dita kur ia vranë djemtë e deri sot”.
Postimi i tij: