Elbasani ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0. Sfida e javës së 27-të u vendos nga dy penallti, që Musta i ktheu në gola për vendasit në “Elbasan Arena”.
Të dy 11-metërshat u shkaktuan nga Sembene dhe u fituan nga Xhoel. VAR ndërhyri dy herë, ndërsa Koçi ndryshoi vendimet në fushë.
Po ashtu Mehmeti la Partizanin me 10 lojtarë në minutën e 72-të, pasi mori dy kartonë të verdhë. Tashmë Partizani ndihet i rrezikuar në zonën e “Final Four”.
“Demat” mbajnë vendin e katërt, teksa verdheblutë ndjekin me 6 pikë më pak.
LIVE ELBASANI-PARTIZANI 2-0
37′(p), 88(p) Musta
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Elbasanit, 2-0.
90+6′ Buxhelaj i mohon golin e tretë Elbasanit. Mbrojtësi i Partizanit largon me kokë në fund. (VIDEO)
90+4′ Largohet Dros dhe aktivizohet Klevis Kasa, po ashtu Ze Gomesh i lë vendin Diallo.
90+3′ Tentativa e Kotes nga jashtë zone nuk gjen kuadratin.
90+1′ Ze Gomesh i afrohet golit të tretë tek Elbasani. Topi përfundon jashtë.
90′ Akordhen 8 minuta shtesë.
83′-88′ GOOOL! Musta shënon sërish nga penalltia. Njësoj si në pjesën e parë, VAR kërkoi kryesorin Koçi për të riparë rastin. Ishte Sembene që shkaktoi sërish faull ndaj Xhoel. (VIDEO) + (VIDEO)
82′ Gjoni merr vendin e Tsage, ndërsa Qaqi të Lulajt tek Elbasani.
80′ Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Bintsukës.
79′ Gava merr vendin e Qoses tek Elbasani.
78′ Partizani tenton golin. Eleke dhe Mintongo provojnë, ndërsa topi përfundon në këndore. (VIDEO)
77′ Mintongo merr vendin e Taipit te Partizani. Një tjetër debutim ky për kryeqytetasit, pas Elekes.
72′ Karton i dytë i verdhë për Mehmetin. Mesfushori lë “demat” me 10 lojtarë. (VIDEO)
72′ Mehmeti te Partizani ndëshkohet me karton të vedhë pas protestave.
71′ Eleke merr vendin e Kekos te Partizani. Debuton kështu sulmuesi nigerian.
69′ Bintsuka gjen Gudjufin, që nuk e merr si duhet topin. Provon në zonë, por Abalora tregohet i vëmendshëm duke dërguar topin jashtë. Më pas akordohen pozicion jashtë loje. (VIDEO)
68′ Musta ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor, pas faullit të shkaktuar nga Bintsuka.
67′ Sfida ka humbur ritmin për shkak dhe të faullave që shkaktohen.
62′ Sembene shkakton faull ndaj portierit Abalora. Topi rinis në kontrollin e Elbasanit. (VIDEO)
60′ Largohet Atanaskoski dhe aktivizohet Buxhelaj te Partizani.
58′ Tsage bën gjithçka mirë deri në pasimin e fundit. Fillimisht driblon Domgjonin, por topi i krosuar prej tij devijohet nga Sembene. (VIDEO)
57′ Qose godet jashtë pasi ka krijuar një rast të mirë në zonën kundërshtare. Lojtari i Elbasani nuk kordinohet si duhet.
56′ Preka nuk mbërrin topin e goditur nga Domgjoni me kokë. Partizani pranë golit. (VIDEO)
54′ Olberkis ndëshkohet me karton të verdhë.
52′ Bintsuka merr një top nga Taipi. Krosimi i Bintsukës gjen Gudjufin, ndërsa gjuajtja e tij me kokë nuk është aspak kërcënuese.
50′ Goditje qëndrore nga distanca e Kekos. Abalora kontrollon pa probleme. (VIDEO)
46′ Pretendime për penallti tek Elbasani. Kryesori vijon lojën. (VIDEO)
46′ Largohet Padstrelau dhe Shanaj, aktivizohen Gudjufi dhe Kote.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Elbasanit.
40’+2’ Abalora bën një gabim në largimin e topit dhe Keko përfiton, por pasimi i tij në qendër për shokët e skuadrës me portën bosh, ndalet nga mbrojta e vendasve. (VIDEO)
45’ Jepen 4 minuta shtesë.
43’ Gjuajtje e fortë e A. Kasës nga distanca, Qirko me vështirësi devijon në këndore. (VIDEO)
37’ GOOOL ELBASANI! Musta shënon me penallti golin e avantazhit. (VIDEO)
34’-35′ Xhoel rrëzohet në zonë pas një kontakti me Sembene, teksa gjyqtari jep rivënie anësore. Por ai ftohet në VAR të shohë pamjet dhe bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO) (VIDEO)
32’ Tension në fushë për një përplasje në mesfushë. Gjyqtari Koçi e zgjidh me këshillimin e Atanaskoskit dhe Olberkis.
29’ Goditje dënimi për të kuqtë, Preka shkakton faull në sulm.
27’ Taipi gjuan me të majtën, topi i tij nuk gjen katërkëndorin e portës.
24’ Gjuajtja e Padstrelau nga e djathta, Abalora shoqëron me sy topin që shkon jashtë, larg katërkëndorit të tij.
22’ Bintsuka nuk ia del të gjuajë në portë me kokë pas një goditje dënimi të harkuar nga e majta për të kuqtë. (VIDEO)
19’ Tsague nga e djathta harkon në zonë me topin që kalon rrezikshëm pranë kryqëzimit të shtyllave të portës së Qirkos. (VIDEO)
16’ Protesta të vendasve pas një tjetër përplasje mes Prekës dhe Xhoel, por gjyqtari nuk jep faull. (VIDEO)
14’ Preka ndëshkohet me karton të verdhë.
11’ Situatat zhvendosen nga një gjysmëfushë në tjetrën, por asnjë nga skuadrat nuk ka saktësi në pasimin e fundit për të krijuar aksione të rrezikshme.
7’ Padstrelau del në sulm në të djathtën, por nuk ia del të harkojë në zonën kundërshtare.
3’ Goditje këndi radhazi të vendasve, por pa gjetur hapësirën për të rrezikuar portën e Qirkos.
1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Musta, A. Kasa, Dros, Qose, Lajthia, Xhoel, Ze Gomesh, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Domgjoni, Atanaskoski, Mehmeti, Shanaj, Taipi, Padstrelau, Keko, Bintsuka.
Trajner: Arbër Abilaliaj