Laçi ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Skënderbeut. Miqtë shënuan nga një gol për secilën pjesë në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.
Fillimisht ishte Bullari që shënoi me kokë, më pas Melo që vulosi takimin në limitet e kohës së rregullt. Skënderbeu luajti me një lojtar më pak nga minuta e 59-të, pasi Rashica u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR.
Pas 24 javës, Laçi merr vendin e gjashtë me 27 pikë. Në anën tjetër Skënderbeu mbyll renditjen me 20 pikë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
SKËNDERBEU 0-2 LAÇI
41′ Bullari, 86′ Melo
NGJARJET KRYESORE
90+7′ Mbyllet ndeshja.Laçi mposht Skënderbeun me rezultatin 0-2.
90+2′ Bismark pranë golit të nderit. Është portieri Molla që e ndal. (VIDEO)
86′ GOOOL! Skënderbeu 0-2 Laçi/ Miqtë shënojnë golin e qetësisë me Melon. (VIDEO)
85′ Bajraktari merr vendin e Bibos te Laçi.
83′ Largohet Shaqe te Skënderbeu dhe aktivizohet Proscinski.
82′ Melo humbet mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat. Sulmuesi nuk preferon pasimin dhe goditja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)
79′ Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë te Skënderbeu.
79′ Bullari largohet nga Laçi duke i lënë vendin Ballhysës.
75′ Alia kontrollon topin e harkuar. Vendasit dhe pse me 10 lojtarë nuk tërhiqen duke provuar golin e barazimit. (VIDEO)
73′ Largohet Balaj dhe aktivizohet Nikaj te Skënderbeu, po ashtu Estrela i lë vendin Sabos.
67′ Radha e Bismark për të shfaqur rrezik. Goditja e tij me kokë përfundon mbi kuadrat. (VIDEO)
65′ Balaj gjuan në zonë, por topi gjen vetëm rrjetën e jashtme. Gjithçka rinis nga portieri i Laçit. (VIDEO)
59′ Rashica ndëshkohet me karton të verdhë fillimisht për faull. Më pas VAR ndërhyn dhe pas rishikimit të rastit i jepet karton i kuq. (VIDEO)
57′ Dalje e gabuar nga portieri Molla pas harkimit nga goditja e këndit. Skënderbeu nuk shfrytëzon topin në zonë. (VIDEO)
51′ Melo tenton golin nga goditja e dënimit. Sfera përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
51′ Paulo Zhunior ndëshkohet me karton të verdhë te Laçi.
49′ Skënderbeu qëndron në mesfushën kundërshtare. Aksionet e krijuara nuk konkretizohen me gjuajtje në kuadratin e mbrojtur nga Molla.
46′ Nis pjesa e dytë. Frenklin i lë vendin Lukuinjas te Skënderbeu.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Laçin.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
41′ GOOOL! Skënderbeu 0-1 Laçi/ Laçi gjen avantazhin me Bullarin, i cili dërgon topin në rrjetë duke gjuajtur i pashqetësuar në zonë. (VIDEO)
37’ Kleandro Lleshi humbet mundësinë e artë. Goditja e lojtarit të Laçit devijohet në këndore. (VIDEO)
33’ Akordohet faull për Skënderbeun pranë zonës. Mënyra si u ndal Rashica nga Manellari u konsiderua e parregullt. Goditja e Estrelës ndalet nga muri mbrojtës. (VIDEO)
30’ Kundërsulm i Skënderbeut. Rashica avancon me topin përpara, por nuk shërben si duhet pasimin e fundit.
31’ Laëi zbret në mesfushën e vendasve me Tresën që fillimisht pason Bullarin. Ky i fundit gjen Prodanin, që nuk kroson si duhet. (VIDEO)
30′ Krosim i gabuar nga Kurti në mesfushë. Topi kontrollohet nga Alia.
25′ Mungojnë goditjet. Dhe pse skuadrat qarkullojnë topin, aksionet nuk testojnë portierët.
20’ Shaqe i pason Bismark në zonën e Laçit, por sulmuesi nuk godet si duhet. Rasti kthehet në rrezik pasi topi shkon te Balaj. Goditja e këtij të fundit me kokë përfundon jashtë. (VIDEO)
15′ Minuta të qeta për të dyja skuadrat. Laçi mundohet të ketë kontrollin e topit.
12′ Bibo ndëshkohet me karton të verdhë për faull.
5′ Laçi sërish pranë golit. Është Alia që pret topin e goditur nga Manellari. (VIDEO)
1′ Rast i pastër për Laçin që në fillimin e sfidës. Goditja e Tresës ndalohet nga Alia. (VIDEO)
1′ Nis me 2 minuta vonesë ndeshja në Korçë. Shkak u bë rregullimi i rrjetës. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Rashica, Dumfur, Estrela, Balaj, Frenklin, Shaqe, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka
Laçi: Molla, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Kurti, Opeh, Paulo Zhunior
Trajner: Françesko Moriero