ELBASANI 1-2 EGNATIA
90’+3′ Tsague/ 32′ Lushkja, 91′ Leo Melo
NGJARJET KRYESORE
90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Egnatia!
90’+3′ GOOOL ELBASANI 1-2/ Tsague shënon një gol të bukur duke shkurtuar diferencën. (VIDEO)
90’+1′ GOOOOL EGNATIA 0-2/ Leo Melo i shënon supergol ish-skuadrës së tij. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88’ Melo ka mundësinë për të dyfishuar shifrat, por Abalora pret topin. (VIDEO)
79’ Loukili provoi të shërbente për Gjonin, por Alijev largon topin nga zona. (VIDEO)
77′ Qose dhe Zhoel lënë fushën e lojës, ka minuta për Dros dhe Gjoni.
77′ Lushkja, Bakajoko dhe Sota dalin nga loja dhe aktivizohen De Melo, Guindo dhe Malota.
72’ Goditje e lirë nga Qose, topi përfundon në rrjetën e jashtme. (VIDEO)
71′ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë.
68′ Mundësi të mira për Elbasanin, Dajsinani bën sërish shpëtimtarin për Egnatian. (VIDEO)
63′ Faull ndaj Xhemajlit, Ze Gomesh ndëshkohet me karton të verdhë.
62′ Largohen nga loja Lajthia dhe Ibrahim Abas, ka minuta për Loukili dhe Ze Gomesh.
59’ Lajthia kalon tre kundërshtarë, por në fund gjuan një top të gjatë që shkon në duart e portierit të Egnatias. (VIDEO)
56’ Musta nxjerr në top të gjatë në zonë, por Dajsinani tregohet I vëmendshëm dhe e pret në kohë. (VIDEO)
54’ Ibrahim Abas gjuan me të djathtën drejt katërkëndorit të Dajsinanit, sfera përfundon mbi traversë. (VIDEO)
48’ Zhoel pason për Mustën, ai gjuan por topi pritet nga Dajsinani. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë, largohet Dylis dhe në vend të tij futet Alijev.
45’+4′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
44’ Bakajoko pati mundësinë për të dyfishuar shifrat, por nuk ja arriti. (VIDEO)
40′ Zhoel pason për Lajthian, ky i fundit nuk arrin të kthejë baraspeshën. (VIDEO)
39′ Edison Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
37′ Tension mes Xhemajlit dhe Lajthias, të dy ndëshkohen me karton të verdhë.
32′ GOOOOL EGNATIA 0-1/ Aksion fantastik, Sota del saktë nga e djathtë dhe pason për Ujkën, ky i fundit gjuan por topi kthehet pas nga mbrojtës i Elbasanit. Aty ndodhet Lushkja i cili nuk e fal portierin Abalora. (VIDEO)
28′ Tsague gabon nga pika e bardhë e penalltisë, verdheblutë humbasin rastin e artë. (VIDEO)
27′ Ka penallti për Elbasanin, pasi Dylis prek topin me dorë në zonën e rreptësisë. (VIDEO)
26′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të prekjes së topit me dorë në mesfushë. (VIDEO)
24’ Bakajoko tenton të gjuajë drejt portës, por topi devijohet në këndore. (VIDEO)
14′ Lushkja harkon nga goditja e këndit, Ujka nuk arrin të përfitojë nga mundësia e mirë. (VIDEO)
13’ Elbasani ka mundësi të mirë për të gjetur avantazhin me Tsague dhe Qose, por asnjëri prej tyre nuk arrin të realizojë gol. (VIDEO)
10’ Ndreca pason për Bakajokon, ky i fundit gjuan me kokë por nuk shënjestron si duhet rrjetën. (VIDEO)
7’ Lojtarët qarkullojnë topin në mesfushë, ende nuk ka një rast të pastër nga skuadrat.
3′ Ibrahim Abas gjuan me të djathtën drejt portës, topi shkon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Abalora, Olberkis, Lulaj, Lila, Musta, A.Kasa, Qose, Ibrahim, Lajthia, Zhoel, Tsague. Trajner: I.Gvozdenoviç.
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Sota, Xhemajli, Ndreca, Votlai, Aleksi, Lushkja, Zejnullai, Ujka, Bakajoko. Trajner: E.Tetova.
GJYQTARË: J.Xhaja, M.Shazivari (Tiranë), E.Mehmetaj (Ballsh)
VAR: K.Cjapi (Fier); AVAR: E.Çelaj (Vlorë)