Vllaznia luan sot, në orën 16:30, ndeshjen e radhës në Durrës. Përballë Teutës shkodranët synojnë kthesën, pas disfatës 0-2 me Egnatian.krymiPara transfertës durrsake dilemat kanë qenë të mëdha për trajnerin Brdariç sa i takon formacionit startues. Në seancën e fundit stërvitore gjermani ka provuar dy variante të ndryshme. Dyshimet më të mëdha vijnë nga roli që do të ketë Ardit Krymi kundër Teutës.
Ai është provuar si në rolin e tij natyral para mbrojtjes, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Në prapavijë është e sigurt mungesa e Bajramit, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Një dilemë tjetër lidhet me krahun e majtë të mbrojtjes, ku ka një balotazh mes Çobës dhe Jagos, me shkodranin në avantazh ndaj brazilianit.
Në portë do të jetë Jukaj, në mbrojtje nga e djathta Gurishta, kurse në qendër Stojanoviç dhe njëri mes Krymit dhe Repajt. Në Krymi luan në mesfushë, në stol do të ulet Kahrimanoviç. Sala dhe Deliu do të plotësojnë këtë repart, kurse sulmi mbetet i pandryshuar me treshen Mala-Balaj-Dodaj.8