-Që prej orëve të para të paradites së sotme, shirat e rrëmbyeshëm dhe pa ndërprerje kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë qytetin e Durrësit.
Më problematike situata paraqitet në Shkozet, ku disa banesa private pranë kolaodimit janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Po ashtu, zona të tjera të prekura janë lagjja nr. 17, zona pranë stadiumit të qytetit, stacioni i trenit dhe hyrja dhe dalje nga ura e Dajlanit të qytetit, ku akset kryesore kalohen me vështirësi.
Në pamjet që sjell Report Tv, shihet qartë përmbytja e disa rrugëve kryesore. Uji ka dalë në trotuare dhe hyrjet e pallateve. Përpos intensitetit të reshjeve, problem i vazhdueshëm në qytetin e Durrësit mbetet bllokimi i pusetave dhe kanalizimeve.
Reshjet e dendura dhe orari i daljes së nxënësve nga shkollat, ka bërë që akset kryesore të qytetit të mbingarkohen nga trafiku dhe situata e qarkullimit rrugor të jetë e rënduar.
Në lëvizje për të menaxhuar situatën janë vendosur Policia Bashkiake dhe ajo e Drejtorisë Vendore të Policisë së qytetit të Durrësit, sakaq në terren ndodhen dhe punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve komunale për të ndërhyrë në akset kryesore.
Përmbyten disa zona në Durrës/ Eskavatori ndërhyn për pastrimin e kanaleve! Uji depërton në banesat tek ‘Ura e Dajlanit’ dhe Ish-Këneta
Për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat përkatëse.
Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujrave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.
Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.
Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta. Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.
Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës.
Moti i keq në Durrës, bllokohet peshkimi! Vijon puna normalisht për tragetet e udhëtarëve, anijet me mallrat rinfuzo mbyllin hambarët
Autoriteti Portual në Durrës ka bërë me dije se për shkak të motit të keq, peshkimi është bllokuar. Ndërsa anijet me mallra rinfuzo (të hapura, si grurë, çimento etj) kanë mbyllur hambarët. Sakaq, puna po vijon normalisht për tragetet e udhëtarëve.
‘Aktiviteti portual ka pësuar ndëprerje të herë pas hershme si rrjedhojë e kushteve të vështira të motit, ndërkohë që lundrimi i trageteve ka vijuar normalisht. Flota e peshkimit aktualisht ndodhet e akostuar deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Nga ana jonë janë marë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodhen në port dhe po koordinohemi me institucionet detare për ecurinë e operacioneve portuale apo efikasitetin e shërbimeve portuale.’, njofton Autoritetit Portual në Durrës.
Reshjet e dendura të shiut në Durrës, ujit futet në banesa, përmbyten rrugët
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë qytetin e Durrësit, ndërsa uji është futur edhe në banesa.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se rrugët janë mbuluar nga uji dhe janë bërë të vështira për tu kaluar nga qytetarët, si edhe nga mjetet.
Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa bënë me dije se më problematike situata paraqitet në Shkozet, ku disa banesa private pranë kolaudimit janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Rrebeshe shiu në gjithë vendin/ Emergjencat Civile: Ja si paraqitet situata
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të mbrojtjes Civile, në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë: Gjatë natës dhe paraditen e ditës së sotme, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika.
Si rezultat i reshjeve te shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek Stacioni i trenit, në lagjen 17, në zonën e Kënetës dhe Shkozet, ku është vështirësuar lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve.
Sipas informacioneve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve.
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura me 7 trupa dhe 6 mjete në hidrovorin e qytetit të Vlorës. Aktualisht hidrovori punon me 3 pompa nga 4 të disponueshme.
Sipas raportimeve të OSSH furnizimi me energji elektrike bëhet rregullisht. Ka ndërprerje të përkohëshme në disa abonentë për shkak të remonteve dhe defekteve, por po punohet nga grupet e OSHEE.
Sipas parashikimeve nga IGJEO në orët në vazhdim priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje te dobëta deri lokalisht mesatare. Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit priten reshje dëbore. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.
Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në ‘Venecia’! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës
Përkeqësimi i kushteve atmosferike këtë fund-janari dhe reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer edhe një herë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit 2024 në Vlorë.
Mjaftuan sot (29 janar) vetëm 10 minuta reshje intesive, që qyteti të shndërrohej gati si Venecia.
Gjatë paradites moti u përkeqësua me shi të rrëmbyeshëm, duke sjellë dhe probleme në rrugët e qytetit.
Prezencë uji në disa prej akseve, si në zonën e Skelës, rruga pranë Bibliotekës Publike dhe pranë zonës së njohur ndryshe si “Albano e Romina”, që janë të përhershme nën pushtetin e ujit sa herë ka reshje të dendura.
Uji ka sjellë probleme edhe në lëvizjen e automjeteve, por edhe të qytetarëve. Ka pasur probleme për shkak të bllokimit të kanalizimeve, duke sjellë edhe përmbytjen e akseve kryesore në qytet.
Vlora vijon të përballet me një problematikë të tille sa herë që ka reshje në qytet.