Dudaev nuk diskuton çerekfinalen, shkëlqen mundësi që përfaqëson Shqipërinë, fiton 10-0
by mona22222
Islam Dudaev shkëlqen në ndeshjen ndaj Akazawa, duke triumfuar 10-0 dhe duke shkuar kështu në çerekfinalen e Lojërave Olimpike, në 65 kg mundje e lirë. Mundësi që përfaqëson vendin tonë tregoi forcën që në fillim, duke mos i lejuar asnjë hapësirë kundërshtarit dhe duke mbajtur takimin gjatë gjithë kohës nën kontroll.
Dudaev, rusi i natyralizuar si shqiptar, kujtohet për faktin se fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të mbajtur në Bukuresht. Triumf me shumë rëndësi për të dhe për vendin tonë, në një eveniment kaq me peshë. Lojërat Olimpike të kësaj vere po shkojnë drejt fundit, pasi “Paris 2024” përfundon me 11 gusht.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com