Në përfundim të leximit të gjithë dosjes së akuzës ndaj Sali Berishës dhe dhëndërit të tij, shija më e hidhur që të lë gjithë kjo histori, nuk është ajo për të cilën po akuzohen penalisht, abuzimi me pushtetin I cili është I provuar dhe plotësisht I mbështetur nga ana ligjore.
Sali Berisha nuk e ka rastin e parë të abuzimet me pushtetin. Prej vitit 1992 gjenden qindra raste të tilla deri në abuzime që kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë sic ishte prishja me SHBA më 1996 destabilizimi I 1997 apo më vonë 21 janari dhe Gërdeci, që janë krime flagrante .
Ajo që është e hidhur dhe që tregon makutërinë e familjes Berisha në këtë histori, është mënyra se si janë sjellë me familjen e zgjeruar të dhëndrit.
Nuk po flas për ish pronarët e tjerë se me ata janë sjellë si me gjithë popullin shqiptar, por e kam fjalën për ata, që janë njerëz të afërt të Malltezit dhe njëkohësisht trashëgimtarë të kësaj prone.
Nuk po I hymë fare historisë a kishin më të drejta mbi këtë pronë a jo, pasi dosja e SPAK, zbulon qartë zhdukjen e dokumenteve dhe mungesën e një akti shpronësimi nga qeveria komuniste çka forcon tezën se këta I ka shpronësuar kundrejt pareve qeveria italiane.
Nuk po i hyjmë fare as pjesës se si Berisha ka ngritur shtetin në këmbë, për ti diskriminuar pozitivisht në raport me pronarët e tjerë dhe për ti ndryshuar VKM e pronave sipas halleve të tyre.
Aty brenda e shikon se si administrata e shtetit shqiptar ka qenë thjeshtë një repart i gatshëm në shërbim të kësaj historie që nga privatizimi i deri tek kreditë për blerje banese. Dhe mbi të gjitha ka qenë dhe kriter për karrierë brenda pushtetit, njësoj si ata të Gërdecit.
Por po e konsiderojmë se dhe kjo është një nga abuzimet e tij të rëndomta me pushtetin.
Por fakti që ai ka rrjepur njësoj kushërinjtë e tij si pronarët e tjerë kundrejt ndereve që u ka bërë në emër të vjehrrit kryeministër, duke qenë ne dijeni dhe aktive në këtë histori grabitje, gjithë gamilja Berisha, tregon karakterin real të asaj familje dhe zhytjen e saj në një batak amoral që është shumë më I rënd se bataku ligjor ku kanë hyrë me vetëdije.
Ky batak ku kanë hyrë është çështje karakteri, është çështje e identitetit të tyre, është thjesht batakçillëku I tyre.
Kjo shpjegon pastaj pse këta duan të duken sikur bëjnë akte bamirësie apo falin “zekat” si në kohën e perandorisë osmane, për të larë ndërgjegjen e tyre të pistë. Ata thjeshtë janë një tufë batakçinjsh, që nga babai kryeministër, nëna “bamirëse” dhe vajza e djali hajdut.
Në janar 2006, lëshohen prokurat për Jamarbrin dhe atij i jepen 3-5% e pronave takuese te secilit për shpenzime.
Kjo ishte gjoba që berishët i kanë marrë si shpenzime ryshfeti nëpër zyrat e shtetit të babait kryeministër. Tani ose duhet të pranojnë që kanë gjobitur të afërmit e tyre, ose duhet të pranojnë se ata paguanin shtetin e babait.
3 për qind është konform tarifave që u kërkonte Argita klientëve, për çdo punë qe duhet te bënte babai në fakt.
Dhe ku kanë plaçkitur dhe të vetët, pavarësisht se ata mund ta kenë fituar pa u takuar gjithçka, mos prisni të kenë mëshirë për të tjerët.
Për Shqipërinë jo e jo.