Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka quajtur “super-star”.
Kryeministrin Albin Kurti, para qytetarëve në sheshin Skënderbeu. Aty po mbahet “Festa e Mërgimtarëve”, e organizuar nga minisria që e udhëheq Gërvalla.
Gëvalla ka thënë diçka që as vet nuk e beson.
Në mesin e olimpistëve të Kosovës, Gërvalla e ka parë Kurtin si “super-star” ndonëse roli i tij në Paris ishte vetëm një tifoz që dukej keq duke u “gëzuar” për sukseset e sportistëve nën flamurin e Kosovës, të cilët së bashku me partinë e tij Vetevndosjen, i sabotonte si opozitar.
Ajo ka njoftuar se “super-stari” ndodhet në Paris, por që ka dërguar një video-mesazh.
“Nje super star eshte dashur te jete ne Paris. Andaj na ka derguar video mesazh. Ndiqeni adresimin e Kurtit nga Parisi” – ka thënë Gërvalla.