Ministria e Arsimit ka dhënë një tender në vlerë të 6 mijë e 696 eurove për blerjen e uniformave për asistentët e transportit dhe recepsionistët.
Këmisha, pantallona, xhemperë e këpucë. Këto janë disa nga produktet që ka vendosur t’ia blejë stafit të vet, ministrja Arbërie Nagavci.
Tenderi që është dhënë për këto blerje kap vlerën e 6 mijë e 696 eurove, shkruan Demokracia.com.
“Përshkrimi i shkurtër: Blerja e uniformave për asistentët e transportit dhe recepsionistët. Data e dhënies së kontratës 04.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 05.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 4. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Naim Shuki B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 6,696.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit janë edhe detaje specifike për të gjitha produktet që janë blerë.
Uniformat elegante për administratë janë verore dhe dimërore dhe janë për dy stinët, verë e dimër.
Uniform elegante për administratë – Verore (Meshkuj). Sako – dy xhepa të jashtëm dhe një në gjoks, një xhep të brendshëm me astar, dizajni me një rend pulla, të çelura në mes. Pantallonat me dy xhepa para dhe një mbrapa, astar deri në gjunjë. Ngjyra për Uniforma – Kaltër e mbylltë. Përbërja/kualiteti i materialit: wool/lesh 70% dhe polyester 30%.
Uniformë elegante për administratë – Dimërore (Meshkuj). Sako – dy xhepa të jashtëm dhe një në gjoks, një xhep të brendshëm me astar, dizajni me një rend pulla, të çelura në mes. Pantallonat me dy xhepa para dhe një mbrapa, astar deri në gjunjë. Ngjyra për uniforma – Kaltër e mbylltë. Përbërja/kualiteti i materialit: wool/lesh 70% dhe polyester 30%
Uniformë elegante për administratë – Verore (Femra). Sako – me dy xhepa të jashtëm dhe një xhep të vogël në gjoks, si dhe një xhep të brendshëm. Fundi – me gjatësi nën gjunjë, me astar me hapje standarde mbrapa. Ngjyra për uniforma – Kaltër e mbylltë. Përbërja/kualiteti i materialit: wool/lesh 70% dhe 30% polyester.
Uniformë elegante për administratë – Dimërore (Femra). Sako – me dy xhepa të jashtëm dhe një xhep të vogël në gjoks, si dhe një xhep të brendshëm. Pantallona me dy xhepa para, astar deri në gjunjë. Ngjyra për uniforma – Kaltër e mbylltë. Përbërja/kualiteti i materialit: wool/lesh 70% dhe 30% polyester.
Po ashtu edhe për jaknet është treguar se janë për dy gjinitë, deri sa është treguar se çfarë modele janë.
Jakne e dimrit – Meshkuj. Modeli me dy xhepa anësorë me zinxhirë dhe dy xhepa në gjoks me zinxhirë dhe mbyllje me kapak, një xhep i brendshëm Velcro, me mbyllje shiriti kundër depërtimit të lagështisë, me kapelë mobile, ventilim në jakne, 3M reflex. Jakna duhet të ketë membranë frymëmarrëse.
Jakne e dimrit – Femra. Modeli me dy xhepa anësorë me zinxhirë dhe dy xhepa në gjoks me zinxhirë dhe mbyllje me kapak, një xhep i brendshëm Velcro, me mbyllje shiriti kundër depërtimit të lagështisë, me kapelë mobile, ventilim në jakne, 3M reflex. Jakna duhet të ketë membranë frymëmarrëse.
Ministria ka treguar se këmishat janë të verdha dhe të kaltra.
Këmisha – Verore për Meshkuj. Ngjyrë e bardhë ose kaltërt jo të mbyllët, me krah të shkurtër, me një xhep para. Materiali – Cotton 65%, Polyester 35%. Me përpunim të veçantë që i plotësojnë standardet më të larta.
Këmisha – Dimri për Meshkuj. Ngjyrë e bardhë, me krah të gjatë me një xhep para. Materiali – Cotton 65%, Polyester 35%. Me përpunim të veçantë që i plotësojnë standardet më të larta.
Këmisha – Verore për Femra. Ngjyrë e bardhë, me krah të shkurtër. Materiali – Cotton 65%, Polyester 35%. Me përpunim të veçantë që i plotësojnë standardet më të larta.
Këmisha – Dimri për Femra. Ngjyrë e bardhë, me krah të gjatë. Materiali – Cotton 65%, Polyester 35%. Me përpunim të veçantë që i plotësojnë standardet më të larta.
Xhemperë/Meshkuj. Xhemperë – modeli me hapje – V- përpara. Materiali wool/lesh 80%, akrilik 20 %. Ngjyra e kaltër e mbylltë.
Xhemperë/Femra. Xhemperë – modeli me hapje – V- përpara. Materiali wool/lesh 80%, akrilik 20 %. Ngjyra e kaltër e mbylltë.
Po ashtu janë porositur edhe disa kravata dhe shalla.
“Kravata për meshkuj Ngjyrë – Teget (kaltër e mbylltë). Shall për femra, ngjyra sipas zgjedhjes se autoritetit kontraktues”.
Janë blerë edhe disa lloje të këpucëve.
Këpucë/Vere – Meshkuj. Modeli e ceket për vere, me lidhëse, ngjyra e zezë. Materiali: Pjesa e sipërme; lëkurë natyrale me trashësi 1.4-1.6 mm, lidhëset me gjatësi 90 cm (për nr 42) me forcë të tërheqjes ≤ 30kg duhet të bëhen nga materialet e rezistueshme nga uji. Astari – lëkur frymëmarrëse/cambrelle frymëmarrëse, rezistuese ndaj gërryerjes. Shtroja – pjesa e shtrojës nga materiali i gomë nitrile. Të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes. Të përshtatshme për çdo sezonë dhe rezistuese ndaj temperaturave si të ftohtë, ashtu edhe të nxehtë. Të prodhuara sipas standardit ISO, DIN EN 9001:2008.
Këpuca e thellë/dimri – Meshkuj. Modeli i thellë për dimër, me lidhëse, ngjyra e zezë. Materiali: Pjesa e sipërme; lëkurë natyrale me trashësi 1.4-1.6 mm, lidhëset me gjatësi 90cm (për nr 42) me forcë të tërheqjes ≤ 30kg duhet të bëhen nga materialet e rezistueshme nga uji. Astari – lëkur frymëmarrëse/cambrelle frymëmarrëse, rezistuese ndaj gërryerjes. Shtroja – pjesa e shtrojës nga materiali i gomës nitrile. Të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes. Të përshtatshme për çdo sezonë dhe rezistuese ndaj temperaturave si të ftohtë, ashtu edhe të nxehtë. Të prodhuara sipas standardit ISO, DIN EN 9001:2008.
Këpuca/Vere – Femra. Modeli e ceket për vere, me lidhëse, ngjyra e zezë. Materiali: Pjesa e sipërme; lëkurë natyrale me trashësi 1.4-1.6 mm, lidhëset me gjatësi 90cm me forcë te tërheqjes ≤30kg duhet të bëhen nga materialet e rezistueshme nga uji. Astari – lëkur frymëmarrëse/cambrelle frymëmarrëse, rezistuese ndaj gërryerjes. Shtroja – pjesa e shtrojës nga materiali i gomës nitrile. Të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes. Të përshtatshme për çdo sezonë dhe rezistuese ndaj temperaturave si të ftohtë, ashtu edhe të nxehtë. Të prodhuara sipas standardit ISO, DIN EN 9001:2008.
Këpuca e thellë/dimri – Femra. Modeli i thellë për dimër, me lidhëse, ngjyra e zezë. Materiali: Pjesa e sipërme; lëkurë natyrale me trashësi 1.4-1.6 mm, lidhëset me gjatësi 90cm me forcë të tërheqjes ≤ 30kg duhet të bëhen nga materialet e rezistueshme nga uji. Astari – lëkur frymëmarrëse /cambrelle frymëmarrëse, rezistuese ndaj gërryerjes. Shtroja – pjesa e shtrojës nga materiali i gomës nitrile. Të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes. Të përshtatshme për çdo sezonë dhe rezistuese ndaj temperaturave si të ftohtë, ashtu edhe të nxehtë. Të prodhuara sipas standardit ISO, DIN EN 9001:2008.
Nuk është harruar të blihen edhe disa rrypa të pantollonave për meshkuj dhe femra.
Rryp për pantallona/meshkuj. Rrypi – nga lëkura kualitative, ngjyra e zezë modeli për uniforma zyrtare. Rrypi duhet t’i plotësojë standardet
Rryp për pantallona/për femra. Rrypi – nga lëkura kualitative, ngjyra e zezë modeli për uniforma zyrtare. Rrypi duhet t’i plotësojë standardet. /Demokracia.com/