Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një tender në vlerë 60 mijë euro për shërbime të organizimit të manifestimeve.
Ministria e Xhelal Sveçlës do të merret me organizim të disa festave.
Ky institucion ka hapur një tender në vlerë të 60 mijë euro për organizim të manifestimeve, shkruan Demokracia.com.
“Shërbime të organizimit për manifestime për nevoja të MPB-së. Vlera e parashikuar e kontratës: 60,000.00 euro. Afati i fundit për dorëzim është: 28.06.2024. Sasia është sipas nevojës së paraqitur për artikujt e përshkruar në Aneksin nr. 1”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Tutje tregohet se me 60 mijë euro janë paraparë të merren disa produkte dhe shërbime me qira.
“Binë profesionale alumini e ngritur 1m nga toka për manifestime të ndryshme, me mbulim (çati) të fortë (Ceradë e zezë dhe e bardhë) e mbështjellë në 3 anët e binës dhe çatisë me perde të zeza, shkallë në të dy krahët dhe dysheme të mbuluar me tepison”.
Bina duhet të përfshijë:
- Zërim me fuqi >20.000 Watt, 6 x monitorë në skenë, 8 mikrofona me kabllo,
- 2 mikrofona Wireless, 2 mikrofona pilot, Laptop për Playback, 14 Mbajtëse mikrofonash, 2. Kuadër shpërndarës të rrymës me min. 8 priza 1 fazore 220V, 6 x priza industriale 32A 6h, 2 x 63A, 1 x 125A. Ndriçimi i binës duhet të përfshijë: 10 x Fresnel 2 KW me Daylight Filter, 12 x Moving Head Wash B EYE K20, 12 x Beam 16R.
Po ashtu, me qira ditore do të merren edhe disa LED ekrane të përmasave të ndryshme.
- Me qira 1 ditore
Huazimi i Ekran LED Indoor min. Pich 4mm, Madhësia i ekraneve sipas kërkesave të AK, duhet të parashikohet montimi brenda në sallë dhe të ngritur min. 1m nga toka.
Porosia për LED Ekrane do të bëhet në bazë të metrave katrorë që AK ka nevojë për to, me qira 1 ditore.
Ndriçimi, Fresnel 2KW me mbajtës për aktivitete të brendshme B eye K20 Beam 16RFog machine Dimmer Stage Par RGB.
Po dyshim se pjesë e festës duhet të jenë edhe karriget dhe tepihët.
Karrige plastike, me qira 1 ditore.
Karrige metali, me qira 1 ditore.
Tenda për manifestime me madhësi sipas kërkesës së AK-së, me qira 1 ditore.
Tepihë Ceremoniale me ngjyra sipas kërkesës, me qira 1 ditore.
Ministria e Punëve të Brendshme në fund ka treguar se dërgesat do të kryhen vetëm pas dhënies së “urdhërblerjes”.
“Dërgesat do të kryhet VETËM pas dhënies së “urdhër blerjes”, që do të lëshohet nga Autoriteti Kontraktues, gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate publike kornizë”.