Dogana dhe Policia e Kosovës, gjegjësisht njèsitet e Taskë Forcës-Lindje në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV ne zone qe kufizohet me komunen e Viti-së .
Njësitet e lartcekura në orët e pasdites se djeshne kanē ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore me drejtues shtetas Kosovarē.
Gjatē kontrollit tē tyre janē hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga RMV-ja për tē cilin mall nuk kishin asnje dokument mbi prejardhjen e tyre.
Nga njësitë e lartcekura ështē kryer edhe njē kontroll nē Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janē hasur ,mallra të ndryshme komerciale pa preardhje dhe pa dokumentacion përkatës .
Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku per procedim te mutjeshem te rastit.
Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore .