“Do të nisem për në Dragash, Malishevë…”, Kurti refuzon sërish të përgjigjet për ftesën nga Prokuroria Speciale
by mona22222
Kryeministri i Kosovës edhe njëherë ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve rreth Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Kurti këtë të martë sërish është pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet ftesës së re për t’u intervistuar, por ka shmangur përgjigjen.
“Dragash e në Malishevë duhet me shku…”, ishte përgjigjja e shkurtër e tij kur dëgjoi pyetjen.
Kryeministri edhe më herët ka refuzuar sërish të deklarohet në lidhje me ftesën për intervistim lidhur me skandalin e rezervave shtetërore, në cilësinë e dëshmitarit, që ka marrë nga Prokuroria Speciale
“Do të shkoj në 7:30 në një koncert”, pati deklaruar para pak ditësh Kurti.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com