37
“Për shkak të SPAK dhe veprimeve të organeve të drejtësisë, reflektimi këtyre veprimeve do të ndikojë në agjendën parlamentare. Viti 2024 pritet të ketë lajme kryesor, pritet të jetë raporti mes hetimeve të SPAK dhe politikanëve të ndryshëm përfshi edhe disa deputetë nga të dyja palët politike. Faktori i dytë ndikues pritet të jetë pritshmëria për një tjetër listë të zezë të politikanëve e cila do të balancojë në përfaqësimin politik dhe do të ketë një impakt në vendimmarrjen politike. Dy detyrimet politike të Shqipërisë deri në mars do të hapen bisedimet mes Shqipërisë për konferencën e dytë me BE pas zgjidhjes së krizës së Himarës dhe detyrimet e Gjykatës Kushtetuese për reformën zgjedhore. Do të jenë dy akte që kërkojnë bashkëpunim të parlamentit me vendimmarrje në nivel konsensual mes palëve politike”- tha Krasniqi.
Së dyti opozita është pa një adresë fikse se kush përfaqëson opozitën dhe se kush është drejtuesi real i opozitës parlamentare. Dhe në rrethana të tilla do të jetë gati e pa mundur për të pasur konsensus për akte ditore të parlamentit qofshin edhe këto akte të rëndësishme që ju po flisni”- tha Krasniqi.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com