Në zjarrin e madh në Pehçevë është djegur vetura e vetme e zjarrfikësve e Brigadës zjarrfikëse të Pehçevës, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”, Kire Mihailov. Ai njoftoi se zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Fatkeqësisht, na ndodhi një fatkeqësi e madhe. Vetura e vetme zjarrfikëse e Njësisë zjarrfikëse të Pehçevës është përfshirë nga flakët, fatmirësisht kolegët zjarrfikës janë mirë”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.
“Kjo është fotografia e vërtetë e asaj që flakët lënë aty ku kalojnë. Kjo është video e mjetit zjarrfikës me të cilin zjarrfikësit trima kanë tentuar sot të shuajnë zjarrin e ri mbi Pehçevë. Është fat që nuk ka pasur viktima njerëzore dhe pjesëmarrësit në fikje kanë mbijetuar me djegie të lehta”, thotë Mihailov në postimin në rrjetet sociale.
Ndryshe, dje u arrestuan tre piromanë të cilët dyshohen për zjarrvënie, ndërsa Maqedonia gjatë gjithë sezonit veror po përballet me zjarre në disa lokacione./Telegrafi/