Në profilin zyrtar të Ambasadës së Kosovës në Washington është shpërndarë njoftimi për regjistrimin e diasporës. “Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi juaj është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Regjistrohu”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kjo ambasadë.
Më 31 gusht është afati i fundit, teksa regjistrimi mund të bëhet në platformën online “eDiaspora”. Aplikacioni është i disponueshëm në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
“Është shumë e rëndësishmë të bëheni pjesë e kësaj iniciative” theksohet mes tjerash në videon e publikuar.Sipas zyrtarëve të Agjencisë së Statistikave e Kosovës, rezultatet përfundimtare pritet të grumbullohen dhe publikohen në dhjetor të vitit 2024.Ndërsa, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK-së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.