Edhe pse shumica parlamentare insistonte se kandidatët e përzgjedhur për Këshillin e Agjencisë për Media Audio dhr Audiobizuale është i pamvarur dhe nuk ka të bëjë me kuadro partiak, përfundimi doli ndryshe.
Kjo u dëshmua pasi dështoi seanca plenare për përzgjedhjen finale.
Sipas burimeve të Klan Maqedoni, problematik ështē emri i Nafije Selmanit, e cila ka pasur disa pozita politike dhe së fundi ka qenē edhe në listë për deputet në zgjedhjet e fundit.
Senca ka dështuar sepse sipas burimeve tona, ka deputet brenda shumicës që nuk pajtohen me emrimin e Selmanit në këtë pozitë.
Burime të Klan Maqedoni thonë se emri i Selmanit ka bërë që edhe ambasadat e shteteve mike në RMV të reagojnë, duke adresuar kritika të ashpra për politizimin e Agjencisë për Media.
Kujtojmë mediat nga fillimi i procesit alarmuan se “problematik” për këtë pozitë është Nafije.Selmani e cila ka qenë edhe në kryesinë e Alternativës.
Ndryshe, përzgjedhja e anëtarëve të Agjencisë për Media bëhet me shumicën e badenterit.