Një pjesë e mirë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë do të udhëtojnë të enjten drejt Gjermanisë për të ndjekur nga afër kombëtaren shqiptare të futbollit. Duke qene se deputetët nuk do të jenë prezentë në seancën e së enjtes Kuvendi ka menduar që seanca e parashikuar të mbahet të mërkurën (nesër).
Ata do të qëndrojnë më gjatë për të parë edhe përballjen e dytë me Kroacinë, kanë mësuar se edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare. Kuvendi e ka afruar seancën për të mërkurën, me qëllim që të gjithë deputetët që kanë blerë bileta të shohin kombëtaren.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 36, datë 10.6.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 6.6.2024.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit) 2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit) 3. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionierit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC) për vitin 2023. (Neni 11 i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Komisionerja, znj. Pranvera Strakosha – jo më shumë se 20 minuta.
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Pyetje: Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës 4. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Shprehet nismëtari. Shprehet Komisioni përgjegjës për Politikën e Jashtme.
Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit/ 5. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000,
“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 Të Rregullores, shumicë të cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)2<