Bota do të përballet me një rritje mesatare globale të temperaturës prej 2,7 gradë Celsius deri në vitin 2100, sipas një raporti të ri nga një grup ndërkombëtar studiuesish.
Studiuesit analizojnë 35 “shenja vitale planetare” çdo vit. ”Në vitin 2023, 25 prej tyre do të kenë arritur nivele rekord, me pasoja negative për klimën”, sipas raportit të publikuar.
William Ripple i Universitetit Shtetëror të Oregonit, shkroi se ngrohja ‘’globale është parashikuar saktë për gjysmë shekulli, pavarësisht këtyre paralajmërimeve, ne ende po lëvizim në drejtimin e gabuar”.
Sipas raportit, emetimet vjetore të gazeve serrë të lidhura me energjinë u rritën me 2,1% në vitin 2023, duke arritur një rekord të lartë.
Tre emetuesit më të mëdhenj, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe India, janë së bashku përgjegjës për më shumë se gjysmën e emetimeve globale.
‘’Oqeanet nuk kanë ruajtur kurrë kaq shumë energji termike dhe as nuk kanë qenë aq acid sa në vitin 2023’’, shtoi raporti.
Zjarret globale shkaktuan gjithashtu dëme të konsiderueshme në vitin 2023.
Raporti tha se 11,9 milionë hektarë u humbën nga zjarret vitin e kaluar, sasia e tretë më e lartë vjetore në rekord.
Ai tha se shkalla e shpyllëzimit në Amazonën braziliane ndërkohë ka rënë.