Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. I pari i ekzekutivit, Albin Kurti, tha se ky projektligj rregullon dërgimin e FSK-së në operacione ndërkombëtare, ndërsa u mirëprit nga ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Tre vjet me parë, iu dha leja për misione jashtë vendit.
Në këtë formë, Forca e Sigurisë së Kosovës, me 92 vota, mori dritën e gjelbër nga legjislativi, për dërgimin e kontingjentit jashtë Kosovë.
E tre vjet pas, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e FSK-së, jashtë vendit.
“Ky projektligj bënë rregullimin e proceduat e dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe marrjen pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare dhe aktivitete tjera”, tha Kurti E këto ndryshime po i mirëpret ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Procesi i zhvillimit te FSK-së që është e gatshëm që të marrin pjesë në operacionet e ndërkombëtare dhe rritjen e interesimit është e nevojshme që të bëhet ndryshimi sipas ligjit të mbrojtjes. Plotësim ndryshimi që është bërë në këtë ligj ka të bëjë në disa ndryshim që kanë të bëjnë me nenin 10 të këtij projektligji”, u shpreh Maqedonci.
Por, cilat janë ndryshimet që u bënë në projektligjin për FSK-në?
“FSK-ja ligjërisht nuk ka pas të drejtë të shkojë jashtë vendit, përveç në partneritet me ndonjë prej ushtrive mike dhe në këtë formë ka shkuar sipas mandatit që e ka pasur deri më tani, mirëpo me këtë ndryshim të ligjit, mundësit shtohen e rritën. Krijon një mundësi të mirë për FSK-në që të tregohet e besueshme dhe të fitojë përvoja të reja”, ka thënë ish-ushtarku Hysen Gecaj.
Gecaj thotë se më këto ndryshime, duhet të parashihen edhe mbështetja financiare për ushtarët e FSK-së që marrin pjesë në misionet jashtë vendit, si dhe sigurimet shëndetësore.