Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Shqipëria parashikohet të ketë buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh më 2027, ndërsa, Qeveria e Kosovës ende nuk ka propozuar projektbuxhetin për vitin 2027, ani se me ligj afatin e fundit e ka deri më 30 tetor.

Sipas të dhënave të paraqitura për periudhën 2020–2027, të dyja vendet shënojnë rritje të buxheteve dhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nominal. Megjithatë, diferenca në vlerë monetare ndërmjet tyre zgjerohet.

Buxheti i Shqipërisë nga 4,44 miliardë euro më 2020 arrin në rreth 9,22 miliardë më 2026, duke shënuar rritje prej afërsisht 108%. Në Kosovë, nga 2,36 miliardë euro buxheti ka arrijë në rreth 4 miliardë, ose rreth 69% më shumë më 2026.

Kështu, hendeku buxhetor ndërmjet dy vendeve nga 2,08 miliardë euro më 2020 zgjerohet në rreth 5,22 miliardë më 2026.

Dallimi rritet edhe në madhësinë e ekonomive. PBB-ja nominale e Shqipërisë nga 13,38 miliardë euro më 2020 parashikohet të arrijë në rreth 29,01 miliardë më 2026. Për Kosovën, shifrat përkatëse janë 6,77 miliardë dhe rreth 11,79 miliardë euro.

Bazuar në këto vlera, ekonomia shqiptare më 2026 do të ishte rreth 2,46 herë më e madhe se ajo e Kosovës, krahasuar me rreth 1,98 herë më 2020. Ky është krahasim i PBB-së së përgjithshme nominale dhe nuk tregon të ardhurat për banor apo rritjen reale ekonomike.

Për 2027, tabela e paraqet buxhetin e Shqipërisë në nivel drafti prej rreth 10,15 miliardë eurosh, ndërsa PBB-në në rreth 30,50 miliardë. Për Kosovën, PBB-ja vendoset në rreth 12,55 miliardë euro, por mungon shifra e buxhetit

 
 
Mos i humb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *