Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Librin e Zisë dedikuar për Presidentin Jimmy Carter, në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku u prit nga Chargé d’affaires, Anu Prattipati.
Në shënimin e tij, ai në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës përcjelli ngushëllimet më të thella familjes së Presidentit Jimmy Carter, si dhe Qeverisë e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjatë punës së tij të gjatë e të palodhshme për paqe në botë, njëherë si President e më pas si burrështetas i vjetër dhe eminent, Presidenti Carter vulosi majat e politikës amerikane dhe globale, pa humbur asnjëherë lidhjen me qytetarët”, shkroi kryeministri.
Ai shtoi se arritshmëria e madhështisë dhe dhembshurisë së tij ishin të pakufishme. “Për këto e shumë të tjera, ai do të na mungojë shumë dhe kujtohet përjetësisht”, përfundoi kryeministri Kurti.
Shënimi i plotë i Kryeministrit Kurti:
On behalf of the Government and people of the Republic of Kosova, I extend my deepest sympathies to the family of President Jimmy Carter, and to the Government and people of the United States. During his tireless and lifelong work for world peace, first as President and then as a preeminent elder statesman, President Carter sealed the summits of American and global politics, while never losing touch with the common man and woman. The reach of both his greatness and his compassion were limitless. For this and much else, he will be greatly missed, and eternally remembered.
Përkthimi jozyrtar:
Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju përcjell ngushëllimet e mia më të thella familjes së Presidentit Jimmy Carter, si dhe Qeverisë e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë punës së tij të gjatë e të palodhshme për paqe në botë, fillimisht si President e më pas si burrështetas i vjetër dhe eminent, Presidenti Carter vulosi majat e politikës amerikane dhe globale, pa humbur asnjëherë lidhjen me qytetarët. Arritshmëria e madhështisë dhe dhembshurisë së tij ishin të pakufishme. Për këto e shumë të tjera, ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përjetësisht.