Sipas analizave parazgjedhore, partia GERB është kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet, por përkundër epërsisë së parashikuar prej 26% me siguri se do të përballet me vështirësi për të siguruar partner të koalicionit. Ndërkohë, bie interesimi për të dalë në zgjedhje për shkak të frikës nga manipulimet.
Zgjedhjet e fundit në Bullgari u mbajtën më 9 qershor 2024. Atëherë partia GERB e ish-Kryeministrit, Bojko Borisov dhe partitë “Vazhdojmë me ndryshimet” dhe “Ka një popull të tillë” nuk arritën të formojnë Qeverinë.
Bullgaria nuk arrinë të formojë Qeveri stabile që nga viti 2020, pasi protestat kundër korrupsionit rrënuan koalicionin qeveritar që udhëhiqej nga partia GERB.
Sipas analizave, Bullgarisë I duhet një qeveri stabile dhe funksionale për ta përshpejtuar financimin nga BE-ja, ta fusë vendin në Eurozonë dhe tërësisht të kyçet në zonën Shengen. Sipas njohësve të politikës bullgare, zgjedhjet e reja mund ta rrisin rrezikun për anulime plotësuese.
Lidhur me zgjedhjet e së dielës në Bullgari, Kryeministri Mickoski nuk ka preferencë të caktuar se cili do të ishte bashkëbiseduesi më I mirë për dialogun Shkup – Sofje, por dëshiron që të fitojë partia GERB e ish-Kryeministrit Bojko Borisov, parti e cila bashkë me VMRO-DPMNE-në është pjesë e Partisë Popullore Evropiane.