Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se Maqedonia e Veriut duhet të vijoi rrugëtimin drejt BE-së, duke u vetëdijësuar dhe politikanët për këtë dhe të bëhen Ndryshimet Kushtetuese.
Osmani tha se nuk mund të jesh patriot duke pasur pasaportë bullgare e nga ana tjetër të jesh kundër ndryshimeve kushtetuese.
“Nuk është e drejtë të bllokohet integrimi i vendit në BE, për shqiptarët, për qytetarët, ndërsa vetë të merrni pasaporta bullgare e të shfrytëzoni privilegjet e BE-së. Nuk mund të jesh patriot e të mbrosh identitetin maqedonas me pasaportë bullgare. Shqiptarët kane mbrojtur gjithmonë identitetin dhe gjuhën e bashkëqytetarëve maqedonas, mirëpo shqiptarët nuk kanë pasaporta bullgare, asnjë shqiptarë s’ka pasaportë bullgare”, deklaroi Osmani.