36
“Banka Qendrore, anëtarët e organeve vendimmarrëse ose personeli i Bankës Qendrore, nuk do të marrin udhëzime nga ndonjë person apo subjekt tjetër, duke përfshirë subjektet qeveritare”.
Ky përkufizim i Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës (03/L-209) është shkelur me të dy këmbët nga Banka Qendrore e Kosovës, e cila pas urdhërit publik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ndërmarrë veprime konkrete, shkruan Demokracia.com.
Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar Bankën Qendrore si “institucion të pavarur, i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës”, kurse Ligji për Bankën Qendrore ia ndalon anëtarëve të organeve vendimmarrëse ose personelit të saj që të marrin udhëzime “nga ndonjë person apo subjekt tjetër, duke përfshirë subjektet qeveritare”.
Por, këto kufizime të Kushtetutës dhe të Ligjit për BQK-në nuk janë marrë parasysh as nga kryeministri Kurti dhe as nga drejtuesit e BQK-së, të cilët në një kohë rekord i janë përgjigjur pozitivisht urdhërit të dhënë publik nga shefi i Qeverisë së Kosovës.
11:37 – URDHRI PUBLIK I KURTIT PËR BQK-në