Bordi i Ndërmarrjes “Trepça Sh.A” ka shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, Bashkim Kurtin.
Në njoftim për media thuhet se ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila ka anuluar vendimin për përzgjedhjen e Kurtit si Kryeshef.
Ndërsa, bëhet e ditur se ka emëruar Faton Ahmetin U.D. Kryeshef Ekzekutiv, që ishte duke ushtruar pozitën e Zëvendes Kryeshefit Ekzekutiv, shkruan Reporteri.net.
“Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. njofton opinionin e gjerë publik se ka qenë i përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen Trepça Sh.A., natyrisht duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike”.
“Megjithatë, Bordi Mbikqyrës është i prirur të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur me datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë C.nr.661/24 ka anuluar Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv. Me këtë rast, ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv, Bashkim Kurti”, thuhet një njoftim.