Thuajse për 47% ka rënë qarkullimi ditor në 8-të marketet më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, pas nismës për bojkot në shenjë pakënaqësie për çmimet e larta të produkteve themelore të ushqimit.
Nëse mesatarisht qytetarët kanë harxhuar 3.5 milion euro brenda ditës në këto 8-të markete, gjatë bojkotit të së premtes, kjo shumë thuajse është përgjysmuar dhe ka qenë 1.8 milion euro – njoftuar Drejtoria për të Ardhura Publike që ka bërë zyrtare shifrat e të hyrave për 31 janarin krahasuar me 30 dhe 24 janarin e këtij viti.
Qytetarët vendosën këtë hap radikal të bojkotit pasi institucionet nuk arritën të kontrollojnë tregtarët, të cilët në garën për profite, për cdo ditë kishin rritur çmimet e produkteve bazë të ushqimit.
”Çmimet helm, si në Europë, rrogat askund ky shtet është hajdut”.
Unë rallë vij vetëm i shikoj çmimet nuk blej asgjë, duhet të ketë shumë ulje sepse unë jam me pension marrë 16.000 denarë, me ato paguaj rrymën të gjitha gjërat i paguaj vet”.
“Nuk është si më herët, ka krizë.
Sa për ilustrim, shporta minimale sindikale ku përfshihen produktet më të domosdoshme dhe më të lira, për vetëm një vit ka shënuar rritje për 6.100 denarë apo 100 euro, kurse një familjeje katëranëtarëshe për të mbijetuar gjatë një muaji I duhen mbi 1.000 euro, sipas sindikatës.
Bojkoti I marketeve nuk kishte organizatorë dhe ihste inicuar përmes rrjeteve sociale, kurse institucionet kompetente dhe komuniteti I biznesit vlerësojnë se paraqet një alarm dhe mesazh serioz që mund të kthehet në përditshmëri.
Por, jo vetëm kaq! Në Maqedoninë e Veriut buka blihet shumë shtrenjtë kurse sipas përllogaritjeve për pesë vite është shtrenjtuar për 65%.
Sipas të dhënave të EUROSTAT-it, kjo rritje e cmimit të bukës është e treta në Evropë krahasuar me vendet tjera evropiane.