Të premten e 6 gushtit, grupe të maskuara të serbëve kanë terrorizuar familjet kosovare duke ia ndaluar kalimin nëpër territorin e Serbisë, në prani të policisë serbe.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se liria e tubimeve paqësore, duke respektuar ligjin është thelbësore në çdo demokraci, por sipas tij, tubimet e 6 shtatorit nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.
”Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci. Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori”, tha Stano për Klankosova.tv.
Tutje, Stano tha për Klankosova.tv se marrëveshja e dialogut e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes, e përcakton qartë parimin e lirisë së lëvizjes brenda ose përmes territorit të palës tjetër.
”Është përgjegjësi e secilës palë që t’i zbatojë ato dispozita në territorin e saj, në këtë rast Serbisë”, tha Stano.