Me pagë vetëm 732 euro në muaj vetëm në shkurt të këtij viti ka pasur qarkullim bankar prej 395 mijë eurove – dhe vetëm brenda një viti ka blerë katër banesa.
Kështu skicohet boshti i dyshimit mbi Naser Hafizin – zyrtarin e lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Mjedisit – i cili u arrestua ditë më parë.
Rasti në fjalë ka të bëjë me dy zyrtarë të cilat dyshohen për përfsirje në shlyerje e ulje të borxheve për ambalazhues të ujit.
Dosja e Prokurorisë që siguroi televizioni ‘ATV’ shtjellon se si Hafizi – përveç zyrtar edhe pjesëtar e simpatizant i Vetëvendosjes – ka një diskrepancë të madhe mes të hyrave të pakta dhe të blerave të mëdha e qarkullimit enorm të parave në bankë.
“Me qëllim të fshehjes së këtij aktiviteti dhe burimit të vërtetë të pasurisë të hollat para nga keshi i ka futur në sistemin bankar ashtu që ka bërë deponime përmes sistemit ATM ku nga viti 2018-2024 ka deponuar 109 mijë e 360 euro , ashtu që në vitin 2022 i ka deponuar në kesh 31 mijë e 640 euro, ndërsa në 2023 – 51 mijë e 70 euo, si dhe shuma të tjera në vite të ndryshme”.
“Ka bërë deponime përmes llogarive bankare të familjarëve, kinse si kursim, huazim apo dhuratë nga personat e tjerë. Një pjesë të huazimeve i ka kthyer në kesh edhe pse i ka marrë me transferim bankar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Në dyshimet për deklarimin e rrjeshëm të pasurisë Hafizi rezulton që për një periudhë vetëm njëvjeçare ka blerë edhe katër banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
“Nuk e ka deklaruar banesën në rrugën Bill Klint, ndërsa në vitin 2022 e ka blerë banesën në Zonën Kadastrale në Fushë Kosovë… Ndërsa vetëm për një vit ka blerë katër banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, thuhet në dosje.
“Nga zbulimi i të dhënave financiare ka rezultuar se nuk ka të hyra të tjera përveç pagave të tij, bashkëshortes dhe babit të tij të cilat kapin vlerën rreth 1 mijë e 600 euro”.