Presidenti amerikan, Joe Biden zbuloi të vetmen gjë që ai thotë se do ta shtynte të tërhiqej nga gara presidenciale e 2024 pasi disa demokratë i bënë thirrje që të tërhiqej.
Komentet e Bidenit të martën – të cilat erdhën gjatë një interviste me Black Entertainment Television (BET) – janë pjesë e një sulmi mediatik të kandidatit demokrat, numrat e sondazheve të të cilit kanë vazhduar të bien pas një performance shumë të kritikuar në një debat të qershorit kundër ish-presidentit Donald Trump, shkruan foxnews.
“Nëse do të kisha ndonjë gjendje mjekësore që do të shfaqej, nëse dikush, mjekët, do të vinin dhe do të thoshin se ke këtë problem, atë problem”, tha Biden dhe shtoi se “kam bërë një gabim të madh në të gjithë debatin dhe, shiko, kur e fillova fillimisht, ndoshta e mbani mend, thashë se do të isha një kandidat kalimtar. Mendoja se do të isha në gjendje të kaloja nga kjo, t’ia kaloja dikujt tjetër. Por, nuk e prisja që gjërat të bëheshin kaq, kaq, kaq të ndara”.
“Sinqerisht, mendoj se e vetmja gjë që sjell mosha është pak mençuri. Dhe mendoj se kam treguar se di si t’i bëj gjërat për vendin, pavarësisht faktit që na thanë se nuk mund t’i arrijmë, por ka më shumë për të bërë, dhe unë nguroj të largohem nga kjo”, shtoi ai.
Theksojmë se kjo intervista e tretë e planifikuar e 81-vjeçarit me një rrjet televiziv që nga performanca katastrofike e debatit kundër Trumpit më 27 qershorit.
Ndryshe, debati i radhës mes dy kandidatëve për president do të mbahet në muajin shtator ndërsa zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 5 nëntor të këtij viti.