©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Begaj në një reagim në “X”, ka shkruar se e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha llojet e dhunës politike.
“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme.
Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, ka shkruar Begaj.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com