Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, në këto zgjedhje ka pritur referendum.
Ai në emisionin Pressing në T7 thotë se VV-ja ka kërkuar 500k vota qytetarëve, por sipas Hamzës, qytetarët i kanë treguar se duan ndryshim, pasi numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë.
“Partia në pushtet ka lyp referendum, ka lyp 500k vota, qytetarët nuk ia kanë dhënë, ata kanë treguar se duan një ndryshim dhe numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë.
Hamza shton se nëse partia e parë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, për ndonjë arsye nuk arrin ta krijojë qeverinë, atëherë PDK do ta merr këtë përgjegjësi.
“Bazuar në kushtetutën, i takon partisë së parë që t’i krijojë institucionet. Ne pranojmë rezultatin e votuesit. Ne presim që të krijohen institucionet në afatin më optimal të mundshëm, nuk është që na me çdo kusht presim të jem qeveria. Por unë kam shprehur gatishmëri, që për neve, nëse partia e parë për ndonjë arsye nuk arrin me i kriju institucionet, atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi. Vendit me ja dhonë institucionet”, tha ai.
Hamza ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen edhe nëse VV ia ofron pozitën e Kryeministrit.
Hamza tha se fundi i prillit dhe fillimit i majit “më së largu” kur Kosova do të duhej të kishte qeveri të re.
“Prilli pres që prilli me qenë afat optimal që me pas Kuvendin e konstituum dhe qeverinë. Nëse për një arsye apo një tjetër, partia e parë s’e bën qeverinë dej në prill, siç janë rregullat kushtetuese…mendoj që fundi i prillit dhe fillimi i majit kish m’e qenë më së largu kur Kosova ish desht me i pas institucionet. Kisha pas qenë edhe më herët. Ne jemi përball me këso situata, nëse e kujtojmë kohën e VLAN-it. Ne si opozitë kemi garuar të ndara…edhe sot janë parti në vete, i kanë rezultatet e veta, unë jam shumë në rregull që VV me bisedu me secilën parti politike, shihen që matematikisht është e pamundun me ba qeverinë veç me pakicat jo-serbe.”, shtoi ai.
Po ashtu ai u shpreh se matematikisht Vetëvendosja e ka të pamundur të formojë qeveri vetëm me pakicat jo-serbe.
“Është e pamundur matematikisht që një parti e vetme shqiptare veç me komunitetetet pakicë jo serbe m’e ba qeveri. Mundësitë me bisedu janë të hapura. Ne si PDK e kemi qëndrimin e qartë, s’është as emocionale, por politike e konceptuale, ne kemi thënë që për shkak të këtyne dallimeve me VV-në nuk mujm me qeverisë. Ne s’bllokojmë.”, u shpreh Hamza.