40
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje për të forcuar sigurinë kibernetike në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja siguron që vendet e BE-së të jenë më të afta të përgatiten, parandalojnë, përgjigjen dhe rikuperohen nga kërcënimet ose incidentet kibernetike në shkallë të gjerë”, thuhet në një deklaratë që shpall marrëveshjen.
Belgjika kryesoi bisedimet si mbajtësja aktuale e presidencës së rradhës të BE. Sekretari belg i Shtetit për Çështjet Dixhitale Mathieu Michel tha se marrëveshja vendos “piketa të reja për qëndrueshmërinë kibernetike të Evropës”.
Sipas rregulloreve të reja, rrjetet e energjisë, fabrikat, aeroportet dhe spitalet duhet të përgatiten më mirë për kërcënimet e sigurisë kibernetike, si sulmet e hakerëve.
Një pjesë kryesore e paketës është një sistem alarmi i përbërë nga qendra informacioni kombëtare dhe ndërkufitare në BE. Këto qendra kanë për detyrë zbulimin dhe marrjen e masave kundër kërcënimeve kibernetike.