Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi ka numëruar bilancin e siç thonë ata, dështimeve të qeverisë aktuale.
Sipas tyre, kjo qeveri ka sjellë vetëm izolim ndërkombëtar, duke e kthyer RMV-në nga rruga europiane në regjim të izoluar.
.
Reagimi i plotë:
Nga janari në janar: Rënia e përfaqësimit dhe izolimi ndërkombëtar
Nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin Kryeministrin e parë, në këtë janar, ku për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulin-it, Stoilkoviq.
Nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore.
Nga një përfaqësim dinjitoz dhe i institucionalizuar i shqiptarëve, në përjashtim, margjinalizim dhe nënshtrim.
Nga ndërtimi i Korridorit 8 si projekt strategjik për shqiptarët dhe rajonin, në përjashtimin e plotë nga investimet infrastrukturore.
Nga një sistem arsimor që solli Abetaren e përbashkët mbarëkombëtare, në një qeveri që u përpoq të zëvendësojë identitetin dhe kulturën me himnin për nxënësit shqiptarë.
Nga mbështetja e kulturës shqiptare dhe promovimi ndërkombëtar i trashëgimisë sonë, në anulimin e projekteve dhe ndalimin e subvencioneve për institucionet shqiptare.
Nga rritja ekonomike dhe investimet e drejtuara drejt zhvillimit të zonave me shumicë shqiptare, në stagnim të plotë dhe shpërfillje totale nga qeveria.
Nga kryetar të FFM dhe një sport i mbështetur dhe krenari për arritjet e sportistëve shqiptarë, në përjashtim.
Ky është bilanci i një qeverie që në vetëm shtatë muaj ka shkatërruar arritjet e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit.