Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Orizare-Likovë, ka përgënjeshtruar informacionet se disa anëtarë të kësaj dege kanë kaluar në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit.
Në reagimin e tyre, BDI-Likovë theksojnë se asnjë nga persona e përmendur nga LD, nuk janë anëtarë të Këshillit të BDI-së.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq,
Sot në disa portale është përhapur lajmi se gjoja se Këshilli vendor i BDI të fshatit Orizare, komuna e Likovës i bashkohet Lëvizjes Demokratike.
Si Këshill i BDI-së së fshatit Orizare . ju bëjm me dije se asnjë nga personat e përmendura që kan kaluar në LD nuk jan antarë të Këshillit të BDI-së Orizare dhe se njoftimi i disa portalëve është i rrejshëm (Fake).
Këshilli i BDI-së, Orizare është më i bashkuar se asnjher më parë dhe i përgatitur që në zgjedhejt e ardhshme përmes fitorës së radhës, të gjithë atyre që përfituan nga BDI-ja, ti heshtin njëher e përgjithmon.
Nëndega e BDI-së Orizare
Kryetarë
Hamdi Sherifi