BDI pritet të ndezë motorët dhe në takime të drejtëpërdrejta me qytetarët të senjzibilizoj ata rreth dështimeve dhe sic thonë ata poshtrimeve që po I bëhën shqiptarëve nga Qeveria monoetnike dhe përfaqësuesit jolegjitim të shqioptarëve në te.
Në mbledhjen e Kryesisë mes tjerash BDI ka nënvizuar nevojën e rrespektimit të legjitimitetit etnik në vend dhe shpreh shqetësim për cënimin e marrdhënieve ndëretnike.
– Nënvizojmë domosdoshmërinë e respektimit të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve;
– Shprehim shqetësim se marrëdhëniet ndëretnike po cënohen nga politikat e Qeverisë pa legjitimitet etnik;
BDI ka apeluar deri tek faktori ndërkombëtar SHBA-të dhe BE-ja për angazhim edhe më të shtuar në këto momente për respektimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit nga institucionet e krijuara pas zgjedhjeve të fundit parlamentare;
Vendim në Gjykatën Kushtetuese i ka ndarë gjykatësit në linja etnike gjatë vendimarrjes, duke na rikthyer në majorizimin mbi baza etnike të së kaluarës. Kushtetuta ka qenë gjenerator i krizës në të kaluarën, andaj apelojmë te partitë politike maqedonase dhe te faktori ndërkombëtar për moscenim të elementeve të Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutën e vendit.
-BDI edhe një herë i ka bërë thirrje publike VLEN-it që të braktisin qeverinë ku po poshtërsohen shqiptarët, ndërsa BDI dhe Fronti Europian sic thonë nuk janë të interesuar të marrin pjesë në një format të këtillë qeverisës, përkundrazi nevojitet bashkim për të ndaluar poshtërsimin që u bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, thonë nga BDI.