Barduani thekson se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë
by mona22222
previous post
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka folur lidhur me bashkëpunimin me institucionet e Kosovës duke përfshirë organet e sigurisë.
Ai u shpreh se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë.
Ndërkaq lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër, gjeneral Barduani u shpreh se qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë i qartë dhe konsistent.
“Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare.”, u shpreh ai, raporton RTK.
Gjeneralmajori Barduani, mes tjerash, ritheksoi se KFOR-i dënon ashpër sulmin e fundit në kanalin e ujësjellësit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok./
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com